Politika e privatësisë
Privatësia
Përditësuar më 8 tetor 2026
Respektojmë privatësinë tuaj. Kjo faqe shpjegon thjesht se çfarë të dhënash mbledhim kur na kontaktoni dhe si i përdorim.
Kush jemi
Carré Architects është studio arkitekture dhe dizajni të brendshëm me seli në Rr. Marie Shllaku, Gjilan, Kosovë. Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja na shkruani në carre.arch@gmail.com.
Çfarë të dhënash mbledhim
Kur na shkruani përmes formularit të kontaktit, ruajmë emrin, adresën e email-it dhe mesazhin tuaj, si dhe telefonin, lokacionin dhe llojin e projektit nëse zgjidhni t’i plotësoni.
Faqja mat numrin e vizitave dhe faqet që shikohen pa përdorur cookies dhe pa ju identifikuar personalisht.
Si i përdorim
Të dhënat nga formulari i përdorim vetëm për t’ju përgjigjur dhe për të diskutuar projektin tuaj. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë me palë të treta për qëllime marketingu.
Kur dërgoni formularin, studio merr një njoftim me email. Email-et që dërgon kjo faqe mund të përmbajnë matje të hapjes dhe të klikimeve, që na ndihmojnë të dimë nëse njoftimi ka mbërritur.
Shërbime të jashtme
Harta në faqen e kontaktit ngarkohet nga Google Maps vetëm kur e kërkoni vetë, duke klikuar butonin. Pas kësaj zbatohen kushtet dhe politika e privatësisë së Google.
Lidhjet për Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Viber ju çojnë në shërbimet përkatëse, të cilat kanë politikat e tyre.
Sa kohë i ruajmë
Mesazhet i ruajmë për aq kohë sa nevojitet për të ndjekur kërkesën ose projektin tuaj. Mund të kërkoni në çdo kohë që t’i fshijmë.
Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni kopje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja. Mjafton të na shkruani në carre.arch@gmail.com dhe ju përgjigjemi sa më shpejt.